E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valdes i zhgënjyer pas barazimit


Portieri i Barcelonës, Victor Valdes, është i zhgënjyer pas barazimit të mbrëmshëm me rezultat 2-2 në fushë të Arsenalit.

"Rezultati është i mirë, por ne merituam më shumë, andaj kthehemi me një shije të hidhur nga një stadium ku është vështirë të fitohet", ka thënë portieri spanjoll.

"Në pjesën e parë ne e kontrolluam ndeshjen, por Almunia ishte shumë i suksesshëm. Në pjesën e dytë shënuam golat që i merituam në pjesën e parë, por pastaj ata filluan me kundërsulme".

"Cesc e goditi Carles (Puyol), Carles nuk e goditi Cesc. Kjo nuk ishte ajo çfarë arbitri tha dhe ai vendosi të tregojë me shenjë nga penaltia, dhe kjo edhe ndodhi", ka shtuar Valdes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›