Këshilli i Sigurimit i OKB-së, thirrje irakianëve të njohin rezultatin e zgjedhjeve
Këshilli i sigurimit të Kombeve të Bashkuara i ka bërë thirrje të gjitha partive politike në Irak që të respektojnë rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në fillim të marsit. Në një deklaratë, Këshilli i Sigurimit i bën gjithashtu thirrje liderëve politikë të vendit të heqin dorë nga fjalimet dhe veprimet që nxisin trazira. Nga zgjedhjet rezultoi fituese aleanca opozitare "Irakija" e ish-kryeministrit Ijad Allawi, me avantazh të ngushtë ndaj aleancës së kryeministrit aktual Nuri al Maliki.