Petit: Unë do të zëvendësoj Domenech

Emmanuel Petit, ish-mesfushori i kombëtares franceze, me të cilin fitoi titullin botëror të 1998-ës (duke shënuar edhe një gol në finalen me Brazilin) do të jetë tekniku i ardhshëm i Francës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Petit në një intervistë video të publikuar në faqen e internetit të “L'Equipe”.
“është e vërtetë, unë do të jem pasuesi i Raymond Domenech. Në orët në vijim do të ketë një komunikatë zyrtare”, është shprehur 39 vjecari.
Petit, prej kohësh opinionist për “L'Equipe”, ka qënë gjithnjë kritik ndaj Domenech.