E Diel, 1 Nëntor 2026

Valdet Rama firmos me Hanoverin e LalesTrajneri Diter Heking: “Valderi është një lojtar dinamik, teknik, i cili me fleskiblitetin e tij do të na ndihmojë më tej”.

Valdet Rama, një tjetër shqiptar, por me pasaportë gjermane nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me Hanoverin e Altin Lalës.

“Mirë se vjen - Herzlich Ëillkommen!”. Kështu e përshëndeti klubi i Hanoverit mbërritjen e mesfushorit 21-vjeçar shqiptar nga Ingolstadt 04 në parametra zero.

Rama ishte një lojtar bazë i Ingolstadtit të Bundesligës 2 dhe ishte rritur te ekipet e moshave të Volfsburgut, klubit aktual kampion të Gjermanisë.  Rama ka një përdorim të shkëlqyer të topit me të dyja këmbët.

“Valdeti ishte prej një kohë të gjatë në fokusin tonë, tani erdhi momenti të angazhojmë në ekipin tonë”, - tha drejtori sportiv i Hanoverit, Jërg Shmadkte.

“Me këtë blerje ne jemi të vetëdijshëm për atë që kemi bërë. Valdeti është i ri, por ka grumbulluar përvojë dhe ka shumë mundëis zhvillimi”.

Trajneri Diter Heking: “Valderi është një lojtar dinamik, teknik, i cili me fleskiblitetine tij do të na ndihmojë më tej”.

Vetë Valdeti: “Unë pata shumë oferta nga klube na Bundesliga 1 dhe 2. por këtu te Hanoveri unë shoh mundësitë më të mira për mua. Hanover 96 është një klub i njohur, me njerëz me përvojë në anën sportive dhe një ekip të mirë”.

E Merkure, 27 Maj 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›