E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kinë, dëme të mëdha për shkak të përmbytjeve

Shirat e vazhdueshëm që janë regjistruar prej ditësh në juglindje të Kinës kanë provokuar dëme të mëdha. Kështu është dëmtuar rëndë infrastruktura e provincës juglindore të Kinës, Zhejiang. Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje të tokës, dhe për pasojë të kësaj të fundit, janë bllokuar disa segmente rrugore, ndër të cilat edhe njëra prej autostradave kryesore. Autoritetet kanë marrë masa duke dërguar menjëherë automjetet e posaçme për të zhbllokuar rrugët, raportoi media shtetërore, teelvizioni CCTV . Rreth 20,000 metra katrorë të zonave shkëmbore dhe një sasi e konsiderueshme dheu bllokuan një rruge të shtunën, duke zënë përfund pesë persona që po kalonin në të. Fatmirësisht, ata mundën të shpëtohen nga skuadrat e ndihmës së shpejtë. Rreth 200 specialistë nxituan të gjendeshin në vendin e ngjarjes për të zhbllokuar situatën, bëri të ditur media vendase. Korrikun e kaluar, reshjet e vashdueshme dhe përmbytjet në jug të Kinës, provokuan vdekjen e të paktën 66 personave dhe evakuimin e mijëra të tjerëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›