E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vale shkarkimesh ne tatime

Ne vend te tij është emëruar Fredi Meto, një eksponent ne administratën tatimore i cili me pare ka punuar ne degën e Durrësit, por edhe tek drejtoria e VIP-ëve. Adem Rrenga ka qene shok shkolle i ministrit Bode, por nga ana tjetër sipërmarrësit e njohin ne zhargon edhe me epitetin “gogoli” i biznesit, për shkak te mënyrës se tij te komunikimit me subjektet private. Sipas burimeve thuhet se ankesat e kompanive për kontrolle dhe vjelje te detyrime me force, ka qene te shumta ne drejtim te zotit Rrenga. Kjo duket se ka qene edhe një nder arsyet e largimit te tij, nga posti i drejtorit te kontrollit. Rrenga është paditur nga një kompani italiane qe operonte ne Librazhd për abuzim me detyrën, por njihet edhe si firmetari i gjobës prej 13 milion euro ndaj Top Medias. Por edhe drejtori i tatimeve te Tiranes, Artim Biraci, është larguar nga ky post për tu zëvendësuar nga Ismail Muca, një person me pak kontribut ne administratën tatimore. Mësohet se dega e tatimeve Tirane nuk ka patur performance te mire ne mbledhjen e te ardhurave, duke mos realizuar jo vetëm planin, por edhe duke mos arritur edhe shifrat e një viti me pare. Sipas po te njëjtave burime, emërimet dhe shkarkimet mësohet, se do te kulmojnë ne shtator.

Shiko kroniken video

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›