“Gadafi, kërcenim për boten”
“NATO dhe rebelet duhet te vijojnë me insistim luftimet deri ne kapjen e tiranit, pasi ai përbën një kërcenim kombëtar,” tha Jalil gjate një takimi me ministrat e brendshëm te rajonit ne Katar. Rebelet ndërkohë kane pushtuar edhe fshatin Nofilia, ndërsa vijojnë avancimin drejt bunkerit te Gadafit ne Sirte. Sipas mediave rezidenca e Sirtes mbetet vendi i vetëm ku mund te jete fshehur Gadafi, nëse nuk është larguar ende nga Libia. Ndërkohë UNICEF ka ngritur alarmin se duhet te vijojnë dërgesat për ndihmat humanitare, pasi ka rrezik për përhapjen e epidemive ne vend, kryesisht për shkak te mungesës se ujit te pijshëm.