E Shtunë, 31 Tetor 2026

Horror ne vilat luksoze te Gadafit

“Gruaja e Hanibal me çoi ne banje, me lidhi duart nga pas, me lidhi këmbët dhe me izoloi gojën. Me pas nisi te me hedhe ujë te nxehte ne koke”, rrëfen ajo. Sipas Shwajges, kjo ka ndodhur dy here dhe episodi i fundit ka qene tre muaj me pare. Plagët e saj janë ende te hapura. Ajo ka nevoje urgjente për mjekim, por siç shpjegon ajo djali i kolonelit nuk e ka paguar asnjëherë për shërbimin. “Rojet me gjeten ne gjendje shume te rende shëndetësore dhe me dërguan ne spital. Por ata me kthyen serish ndërsa rojet u kërcënuan me burg nëse do te me dërgonin prape për mjekim. Kam punuar gjithë jetën time dhe nuk kam asnjë lek, tani dua te shkoj ne spital por s’mundem, nuk kam leke, s’kam asgjë. Me thonin s’ka asnjë lek për ty, ti vetëm punon”. CEN përfundon raportimin duke e komentuar këtë regjim si sadist dhe çnjerëzor, viktimat dhe torturat e te cilit janë ende një bilanc i hapur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›