Uragani “Irene” shkakton 21 viktima
Me largimin e erërave dhe stuhisë se fuqishme, qeveria ka nisur te beje edhe bilancin për demet e shkaktuara. Pasojat me te renda te këtij uragani janë ndjere nga Nju Xhersi ne Vermon ku shirat e rrëmbyeshëm qe shkaktuan edhe përmbytjet kane shkatërruar shtëpitë dhe sistemin qendror te energjisë elektrike. Shteti i Nju Jorkut i cili u godit i fundit nga uragani “Irene” ishte me pak i prekuri nga dëmtimet, ndërsa 300 mije personat e evakuuar po rikthehen ne shtëpitë e tyre. Demi i vetëm i shkaktuar ne Nju Jork ishte ndërprerja e energjisë elektrike. Presidenti amerikan Barack Obama ndërsa falënderoi autoritetet lokale për punën e bere tha se pasojat e këtij uragani do te ndihen për disa jave deri ne rindërtimin e plote te shtëpive dhe bizneseve te dëmtuara. Uragani “Irene” tashme është drejtuar ne juglindje te Kanadasë ku prej disa ditësh kane nisur evakuimet.