Tiranë/ Shpërthim në një banesë, dy të vdekuur

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Sauk. Për pasojë dy persona kanë mbetur të vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital pasi gjendja e tyre shëndetësore paraqitet shumë e rënduar. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në lagjen "Sauk i Vjetër".
Nuk dihet ende si ka ndodhur ngjarja.