Policia arreston Albin Kurtin
Policia ka përdorur dhunë gjatë arrestimit, gjë të cilën e ka konfirmuar për mediat edhe vetë zëdhënësi i saj, Arbër Beka. Dhjetëra aktivistë dhe qytetarë të mbledhur spontanisht janë larguar me gaz lotsjellës nga forcat speciale të policisë.
Arrestimi i Albin Kurtit në mesditë erdhi vetëm katër orë pasi ai deklaroi se Lëvizja “Vetëvendosje” do të merrte pjesë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Përfaqësues të kësaj lëvizjeje kanë thënë se së bashku me Kurtin janë arrestuar edhe disa aktivistë të tjerë.
Njëri nga aktivistët e “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca i tha BBC-së se ndërhyrja e policisë për arrestimin e Kurtit në selinë e Lëvizjes ishte e dhunshme. Ndërkohë, zyrtarë të policisë i thanë BBC-së se policia nuk ka përdorur dhunë në rastin e zotit Kurti. Por, kjo deklaratë hidhet poshtë edhe nga pamjet televizive, të cilat tregojnë qartë se Kurti është marrë dhunshëm nga ambientet e “Vetëvendosjes”.
Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti njihet si denoncuesi kryesor i servilizmit të politikanëve kosovarë ndaj politikës antikombëtare të institucioneve të akredituara në Kosovë. Urdhër-arresti për Kurtin është lëshuar nga një gjykatës i EULEX-it, “për pjesëmarrje në një turmë që ka kryer vepra penale dhe për pjesëmarrje në një grup, që ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e punëve zyrtare”.
Akuzat kanë të bëjnë me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës, në të cilat u vranë dy protestues. Por, akuza për “thirrje për rezistencë në lidhje me ngjarjet e shkurtit të 2007-ës” është kërkuar të hidhet poshtë nga vetë prokuroria. Kurti ka thënë se këtë proces gjyqësor e sheh si “proces me motive politike”.
Rreth para dy muajsh, rreth 175 000 shqiptarë nga të gjitha trevat nënshkruan një peticion të përbashkët, në të cilin kërkojnë të ndërpritet procesi gjyqësor ndaj Albin Kurtit. Po ashtu, Këshillat kundër këtij procesi gjyqësor të ngritur në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi e në Luginën e Preshevës, janë mbështetur e vazhdojnë të mbështeten nga qindra organizata, studentë, profesorë, intelektualë, politikanë e artistë, shqiptar e evropianë, me qëllim mbylljen e këtij procesi, të cilin njëzëri ata e kanë konsideruar të padrejtë.