E Shtunë, 31 Tetor 2026

Baleti grek "Zorba" prek teatrin e Operës

TIRANE-Muzikë greke dhe balet shqiptar në një histori tipike ballkanase. Këtë na ofron "Zorba", baleti që vjen nga Kreta në Tiranë për herë të parë. Gjatë dy javëve të fundit të qershorit, në skenën e Operës dhe Baletit në Tiranë, do të ngjitet baleti me përmasa botërore "Zorba" me muzikë të Mikis Theodorakis. Kjo vepër, e cila ka korrur sukses botëror, vihet për herë të parë në skenën shqiptare të operës, nga koreografi Arjan Sukniqi. Pritet që në realizimin e kësaj vepre të marrin pjesë 200 artistë. Veç solistëve vendas janë të ftuar dhe dy balerinë të njohur shqiptarë, por që prej gati dy dekadash jetojnë dhe punojnë në Greqi. Janë pikërisht balerinët e njohur, Altin Koruti në rolin e Zorbës dhe Bledi Latifi në rolin shkrimtarit Xhon. Në këtë balet kemi Xhonin që është një shkrimtar intelektual dhe i shkolluar në perëndim, dhe Zorba, i cili është një fshatar shumë i mençur, që pa dijeninë e tij mbart filozofinë e Niçes, që gjithmonë gjërat i shikojnë në realitete objektive në zhvillimin e tyre. Ngjarjet zhvillohen në vitet e para të shekullit të kaluar në Kretë. Zorba është një aventurier, i cili ka shëtitur në të gjithë botën. "Zorba" është një balet filozofik i bazuar në një antagonizëm mes dy mentaliteteve. Dy mentalitete që nisen nga një pikënisje: nga mënyra se si e shikojmë jetën, se si e përballojmë atë duke ngritur pyetjen se kush e shijoi më shumë këtë jetë, ai që e sheh me syrin pragmatist apo ai që e sheh atë me syrin praktik. Baleti grek "Zorba", ka angazhuar në interpretim solistët: Erisa Gina, Jonida Onuzi, Elona Nallbani, Dion Gjinika, Odeta Dishnica, trupën e baletit, korin dhe orkestrën simfonike të T.K.O.B. Vështirësia e kësaj vepre është pjesa kontemporane, pasi është e ndërthurur me elementë të veçantë të baletit të stilit grek, ku i dallojnë disa veçori

(d.b/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›