E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valecia bën gati 12 mln stërlina për Berbatov

Valencia është duke përgatitur një ofertë të janarit për sulmuesin e Mançester Junajtid, Dimitar Berbatov. “Daily Star” shkruan se klubi spanjoll, i cili dështoi ta transferojë bullgarin gjatë verës, do të ofrojë 12 milionë stërlina në janar. Berbatov haptas ka deklaruar se do të largohet nga Mançester Junajtid në afatin e ardhshëm kalimtar, pasi ka qenë nën hijen e sulmuesve Uejni Runi, Deni Uellbek, Havier Hernandez dhe Majkëll Ouen.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›