Edhe Genoa e interesuar për Owenin
Klubi italian i Genoas raportohet se është duke përgatitur një ofertë tërheqëse për sulmuesin anglez të Newcastle United, Michael Owen. Kontrata e Owen me klubin anglez skadon në fund të sezonit dhe mediat italiane e kanë lidhur sulmuesin me një kalim në Genoa, ku ai mund t'i bashkojë forcat me golashënuesin e Serie A, Diego Milito. Në të kaluar Owen është lidhur edhe me klube tjera italiane, si me një kalim në Juventus dhe Inter.