E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Valencia sulmon Rodrygon: Gënjeu për thirrjet raciste ndaj Vinicius

Valencia ka publikuar një deklaratë të gjatë, ku akuzon Rodrygon se ka gënjyer për thirrjet raciste që nisën nga Mestalla dhe i drejtoheshin Vinicius gjatë ndeshjes së fundit të kampionatit mes Valencias dhe Real Madridit. Braziliani, që nga grumbullimi i kombëtares, që do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Guinesë, tha: “Shumë njerëz thonë se Spanja është raciste. Unë mendoj se Spanja nuk është një vend racist, ka racizëm në të gjithë botën. Atje ka njerëz që janë racist, por vetë vendi nuk është. Unë isha në fushë, pashë të gjithë stadiumin duke bërtitur ‘majmun’. Edhe mua më ndodh, edhe unë jam i zi”.

Fjalë që shkaktuan reagimin e klubit spanjoll. “Valencia CF shpreh keqardhje dhe mohon kategorikisht deklaratat e rreme të lojtarit Rodrygo Goes, në të cilat ai pretendon se të gjithë tifozët tanë kanë shqiptuar thirrje raciste brenda stadiumit”, shkruan klubi. “Këto deklarata janë gënjeshtra serioze që kontribuojnë në stigmatizimin totalisht të padrejtë të një baze tifozësh shembullor si ajo e Valencias”, vazhdoi klubi, i cili i kërkoi Rodrygo të korrigjonte fjalët e tij, “siç ka bërë tashmë trajneri i tij Carlo Ancelotti. Valencia CF rezervon të drejtën të marrë masat e duhura ligjore për të mbrojtur nderin e klubit tonë dhe tifozëve tanë. Lojtarëve gjithashtu duhet t’u kërkohet të jenë të përgjegjshëm kur bëjnë deklarata”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›