E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valentina Leskaj: “Sot në Bruksel do vë gishtin në plagë”

11-07-2012 / Gazeta 55

Përfaqësuesja e Edvinit në Komitetin e Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE ka folur dje për bllokimin e procesit të statusit, a thua se bënte fjalë për një kërkesë të Timbuktusë, e jo për një aspiratë të shqiptarëve. Për t’u treguar sa më bindëse, ajo ka kujtuar se do të flasë në Bruksel për të gjitha plagët, nga 21 janari, e deri tek haraçet e së shkuarës

Nënkryetarja e Komitetit të Stabilizim Asocimit, Valentina Leskaj nuk po gjen karar kundër proceseve integruese të vendit. Nëse dy vite më parë deklaronte se heqja e vizave do të rriste numrin e emigrantëve nga Shqipërinë drejt BE-së, kësaj radhe Leskaj “zbulon” “plagët” e Shqipërisë m’u në sy të Europës. “Në gjykimin tonë si delegacion i PS e vë theksin aty ku janë plagët e Shqipërisë,  u shpreh dje midis të tjerave deputetja e PS-së. Le të themi probleme që duhen adresuar besoj në mënyrë urgjente nga maxhoranca për t’i realizuar”.
Partia Socialiste kërkon ta kthejë rezolutën e 5 të Komitetit Europian për Stabilizim-Asocimiin nga një deklaratë për një vend që aspiron legjitimisht hyrjen në Europë, në një kërkesë që u dërgohet rebelëve në Timbuktu-s, të shtetit rebel të Malit.
Shprehja e qëllimeve të opozitës nëpërmjet fjalëve të Valentina Leskajt vijnë si rrufe në qiell të hapur. Në këtë mënyrë, nënkryetarja e Komiteti shqiptar të Stabilizim Asocimit synon të transferojë, sot  në Bruksel, të gjithë negativitetin që ka shoqëruar qëndrimet bllokuese të opozitës ndaj reformave integruese.
Përmbushja e 12 rekomandimeve të Bashkimit Europian është një kërkesë drejtuar politikës shqiptare dhe jo vetëm e  maxhorancës, e cila edhe pse është pro-pozitive është e detyruar të kërkojë konsensus për të plotësuar 84 votat e nevojshme për reformat integruese me 3/5. Ndërsa votimi i reformave si “condicio sine qua non” për të marrë statusit e vendit kandidat, e për rrjedhojë përafrim me proceset integruese, është kthyer në një “kusht” me të cilën kreu i PS kërkon të përfitojë politikisht. Një shembull: PS-ja kërkoi që  gjykatësit të votohen me 3/5, ndërkohë që Presidenti i Republikës, njëherësh kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, institucioni kushtetuese që drejton ligjin të votohet me 50+1?! 
Sido që të jetë,  nëse mund të flitet “plagë” ato mund të shihen në sipërmarrjen destabilizuese të opozitës së kryesuar prej Ramës, i cili refuzoi të pranonte humbjen, bojkotoi parlamentin,  organizoi protesta, çoi në grevë urie deputetët e PS, demonstroi dhunshëm në 21 janar 2011 nëpërmjet “grupeve me agjendë tjetër”, sipas një përkufizimi të Ambasadorit amerikan, që padyshim prishën imazhin e Shqipërisë. 
Në mbledhjen e pestë të Komitetit të Stabilizim Asociimit që do të zhvillohet sot  në Bruksel, klasa politike shqiptare vendoset përballë një tjetër testi europian. Bashkëkryetari këtij Komiteti Fatos Beja pohoi synimet e komisionit në këtë takim; që është çuarja përpara e proceseve integruese drejt BE-së. Në katër mbledhjet e shkuara mospasja e një konsensusi mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës në tre raste çoi në mosmiratimin e një deklarate përfundimtare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›