E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inaugurohet Terminali në Durrës, Berisha: Ne flasim me vepra

Një tjetër vepër madhore për transportin vihet në shërbim të qytetarëve shqiptarë dhe jo vetëm. Mbrëmjen e sotme është inauguruar terminali i ri i pasagjerëve në Portin e Durrësit me pjesëmarrjen edhe të kryeministrit, Sali Berisha. Gjatë fjalës së tij Kryeministri e cilësoi një portë hyrëse të rëndësishme e moderne të mbarë rajonit tonë drejt perëndimit, i cili do të kursejë dhe kohën në kapjen me të shpejtë të destinacioneve.
 

Numri një i qeverisë u ndal edhe tek investimet që maxhoranca ka bërë në Qarkun Durrësit, ku tha se “Investimet në Qarkun e Durrësit janë ndër më të mëdhatë të realizuara ndër këto vite. Kjo maxhorancë nga viti 2005 e gjer sot ka ndërtuar mbi 400 km rrugë, ka ndërtuar shkolla, ambulanca etj. BRenda pak javëve do të inaugurohet impianti i përpunimit të ujrave të zeza”.
Duke u shprehur i sigurt për marrjen e një madati tjetër qeverisës në zgjedhjet e 2013, Kryeministri Berisha ka garantuar qytetarët e Durrësit dhe mbarë vendit se investimet do të vazhdojnë dhe se në memorien e qytetarëve do të harrohen këto vepra madhore, me ato që do të pasojnë pas 2013.
 

“Ne bëjmë gjithcka që cdo pasuri të vendit ta shndërrojmë në vlera për ju, koha tu jipet ju, tu ofrohet në maksimumin e mundshëm. Shqipëria nuk e ka boulevard rrugën e saj. Kemi besim të madh që reformat që po ndërmarrim do ta mbrojnë edhe më tej Shqipërinë nga kriza. Ne kemi rritur cdo vit rrogat dhe pensionet, ndërsa kemi mbajtur borxhin nën kontroll duke mos shënuar asnjë rritje në këto vite. Kriza sigurisht ka ndikimin e saj, por duhet të ndihemi të sigurtë se vetëm disa ditë më parë Komisioni Europian vlerësoi se Shqipëria ka pasur rritje ekonomike 4 herë më të lartë sesa vendet e tjera të Rajonit Juglindor. Ne do të zhvillojmë infrastrukturën në cdo cep të vendit. Anëmbanë vendit janë në ndërtim me km rrugë. Mandatin tjetër shqiptarët do harrrojnë ckemi bërë, me ato që do të bëjmë” deklaroi Kryeministri.
 

Kreu i qeverisë nuk ka lënë pa shigjetuar edhe kreun e opozitës , ku tha se “një kundërshtar yni do të thoshte se udhëtova dhe s`gjeta rrugë të asfaltuara, sigurisht ka të tilla por cdo ditë e më tepër po shkojnë në minimizimin e tyre. Kjo nuk është alternativa e fjalëve, por e zhvillimit, terminaleve, dixhitalizimit”.
 

Terminali përfaqëson një investim me vlerë rreth 21.9 milion euro. Investimi do të përmbushë nevojat në rritje të trafikut, të tregtisë, të ekonomisë shqiptare në zhvillim si dhe të qarkullimit të lirë të njerëzve. Ky terminal i ndërtuar sipas standardeve më të larta evropiane, do të mundësojë një shërbim modern, të shpejtë dhe cilësor për miliona qytetarë, që kalojnë nga ky port çdo vit. Terminali i ri përbëhet nga një sipërfaqe sheshesh prej 65 mijë m2 , nga ndertime me sipërfaqe 25 mijë m2 dhe nga 4500 m2 godina të pasagjerëve. Po ashtu terminali i ri ka 10 poste të kontrollit të njëkohshëm për pasagjerët këmbësorë, 36 poste për kontroll të njëhershëm për pasagjerët me autovetura si dhe 12 poste për kontrolle të njëhershëm për kamionet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›