E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Rama ska paguar as taksat mbi të ardhurat, të japë shpjegime

vorpsiTiranë- Partia Demokratike i ka kërkuar sërish sot kreut të PS-së, Edi Ramës që ti tregojë shqiptarëve arsyet e mosdeklarimit të të ardhurave të tij, duke thënë se ky veprim lë vend për dyshime.

Kanë kaluar pesë ditë dhe akoma nuk e kemi dëgjuar të vërtetën nga Edi Rama mbi arsyet për thyerjen e ligjit për deklarimin e të ardhurave. Dhe, me çdo ditë heshtje që kalon, ngrihen pyetje edhe më serioze mbi mashtrimin e Ramës.  Edi Rama akoma nuk u është përgjigjur pyetjeve elementare mbi deklarimin e të ardhurave nga dje. Qytetarët meritojnë të vërtetën. Dhe akoma pas pesë ditësh Edi Rama refuzon të përgjigjet.

Por tani kemi mësuar nga media që Edi Rama jo vetëm nuk ka bërë deklarimin e të ardhurave sipas normativës ligjore, por Edi Rama nuk ka paguar as taksat mbi të gjithë të ardhurat e tij. Kjo është se çfarë dimë:

Vetë Edi Rama ka thënë se ka fituar 9.3 milion Lek nga Kurban në vitet 2011 dhe 2012 – shifër publike në deklaratën e tij personale dhe në spotet e tij televizive!

Por sipas raportimeve të mediave, Edi Rama ka evaduar të paktën 4.98 milion Lek nga këto të ardhura. Janë të paktën 498.000 Lek taksa të papaguara! Dhe të njëjtat raportime të mediave tregojnë që kjo shifër mund të shkojë deri në 700.000 Lek taksa të papaguara. Por ne nuk e dimë këtë, pasi Edi Rama e ka fshehur të vërtetën nga qytetarët.

Qytetarët meritojnë të vërtetën Dhe tani Rama u detyrohet të përgjigjet edhe për këto pyetje:

1. Pse ka një diferencë midis 9.3 milion Lek që deklaron Rama nga Kurbani dhe 4.3 milion Lek që deklarohen që ka paguar botuesi? Nga kanë ardhur 5 milion Lek të ardhura të pashpjegueshme që deklaron Rama?

2. A ka kontraktuar shpërndarës të tjerë për librin Rama? A ka fituar të ardhura të tjera duke shpërndarë Kurbanin vetë? Në të dy rastet, Rama ka përgjegjësinë për të qartësuar të ardhurat dhe të sigurohet që ka paguar taksat për këto të ardhura. A e ka bërë këtë?

3. Kur më në fund Rama plotësoi deklarimin e të ardhurave me 7 Qershor, a e ka plotësuar diferencën e obligimeve tatimore? Dhe a i ka paguar këto taksa apo jo?,-tha zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi në konferencën për mediat nga selia blu.

Vorpsi tha se tani pyetjet janë bërë më shqetësuese sepse sipas PD-së qytetarët meritojnë përgjigje.

Është koha që Rama ti japë fund fshehjes nga qytetarët, së skemës së tij të evazionit dhe të ballafaqohet me qytetarët,-përfundon deklarata e Vorpsit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›