Karlo Ançeloti, në "radarin" e Zenitit
Kontrata e Karlo Ançelotit me Milanin skadon në vitin 2010 dhe kampionët e Rusisë, Zenit St. Petersburg, po punojnë që të sigurojnë shërbimet e tij. Trajneri ende nuk i ka filluar bisedat me drejtuesit e klubit kuqezi për rinovim, madje ai vetë pohoi se mund të tentojë aventurën jashtë Italisë, mundësisht në Afrikë. Por, oferta ruse mund të jetë e parezistueshme: flitet se Zeniti do t‘i ofrojë Ançelotit 3 vjet kontratë me rrogë 10 milionë euro në sezon (aktualisht ai fiton "vetëm" 4.8 milionë euro).