Futbolli përulet përpara Barçës
Ndërkohë që në Madrid
çmontonin rrethimin e
"Cibeles", shatërvanit ku
tifozët mblidhen pas fitoreve të
Realit, në Barcelonë të gjithë po
festonin. Këto ishin pamjet e ndryshme
në dy qytetet më të mëdha
spanjolle, pas triumfi t 6-2 të katalanëve
në "El Clasico". Rizgjimi
kishte karakteristika të ngjashme:
dhimbje koke në Madrid, për turpërimin
në shtëpi, e dhimbje koke
në Barcelonë, si pasojë e dehjes për
këtë rezultat të jashtëzakonshëm,
që praktikisht i dha skuadrës së
Pep Guardiolës titullin në La Liga.
Pesëmijë tifozë kishin dalë në
sheshin Kanaletes për t‘iu gëzuar
paraqitjes legjendare të "blaugranave",
ndërsa tremijë të tjerë pritën
skuadrën në aeroport. Festa kishte
fi lluar që në "Santiago Bernabeu",
kur në pushim të takimit, në eufori
e sipër për avantazhin 3-1 të ekipit
të zemrës, disa tifozë të Barçës
kishin hequr bluzat. Kjo ishte
fi torja më e thellë që katalanët arrinin
në fushën e rivalëve historikë,
rezultati më i keq i "merengues" në
58 vitet e fundit në "Bernabeu", që
prej humbjes 6-3 me Atletikon e
Madridit në sezonin 1950/51. Festa
në krahinën e Katalunjës ka marrë
përmasa edhe më të mëdha, pasi
ata kanë marrë hak për sukseset e
Realit gjatë dy sezoneve të fundit,
që shkatërruan skuadrën e Rajkard
dhe Ronaldinjos. Gazetat e Barcelonës,
"El Mundo Deportivo" dhe
"Periodico", kishin zgjedhur fjalën
"Historike" si titull të madh. Titulli
i së përditshmes "Sport" ishte disi
më i gjatë: "Goleadë, turpërim e
kampionat"! Në faqet e brendshme
lexohej: "Futbolli ka një Zot:
Barçën" ("Sport"), "Madridi përshëndet
kampionen!" ("El Mundo
Deportivo"), që vazhdonte edhe
me komentin "Mucchio selvaggio"
("Shumë të egër"). "Periodico"
fliste për "kënaqësinë e syve",
duke kujtuar pasimet e skuadrës
së Guardiolës, që nuk lodhej duke
u fshehur topin kundërshtarëve.
Edhe mediat madrilene janë dorëzuar
përpara superfuqisë së Barcelonës.
Titulli i madh i "As" ishte
"Sombrerazo al campione" ("U
heqim kapelën kampionëve").
"Mori fund" lexohej në faqen e
parë te "Marca": "Goleada e pabesueshme
mbyll një cikël të zi".
Gazeta i referohej krizës institucionale
që shkaktoi presidenca e
Kalderon, edhe pse duket se janë
harruar dy titujt radhazi të fi tuar
nga Reali. "Dorëzohemi përpara
asaj që duket qartë", shkruante
"As", "Një leksion prej kampionësh",
përgjigjej "Marca", që kujtonte
tre rastet e mëparshme që
skuadra ka humbur me 6 gola në
fushën e saj (0-6 me Atletik Bilbaon
më 1930/31, 3-6 sërish me Atletik
Bilbaon më 1946/47 dhe 3-6 me
Atletikon e Madridit më 1950/51),
por humbja me Barçën përkufi zohej
si "Turpërimi më i madh në
histori". Në debat është përfshirë
edhe ish-trajneri Bernd Shuster,
që theksoi se "diferenca ndërmjet
Barcelonës dhe Realit është shumë
e madhe". Fitorja e "blaugranave"
bëri bujë edhe mes gazetave politike.
"El Mundo" dhe "Publico"
kanë mendime të kundërta për
thuajse çdo temë, por pas ndeshjes
përdorën të njëjtin titull: "Barça
turpëron Madridin". Sipas "El Pais",
"Barça legjendare shkatërron Realin".
Elozhet më të mëdha i ka marrë
Ksavi, ndërsa në titujt e brendshëm
citohej: "Futbolli ngre dolli për Barçën"
("Pais") e "Shkëlqimi vallëzon
me impotencën" ("Mundo").
çmontonin rrethimin e
"Cibeles", shatërvanit ku
tifozët mblidhen pas fitoreve të
Realit, në Barcelonë të gjithë po
festonin. Këto ishin pamjet e ndryshme
në dy qytetet më të mëdha
spanjolle, pas triumfi t 6-2 të katalanëve
në "El Clasico". Rizgjimi
kishte karakteristika të ngjashme:
dhimbje koke në Madrid, për turpërimin
në shtëpi, e dhimbje koke
në Barcelonë, si pasojë e dehjes për
këtë rezultat të jashtëzakonshëm,
që praktikisht i dha skuadrës së
Pep Guardiolës titullin në La Liga.
Pesëmijë tifozë kishin dalë në
sheshin Kanaletes për t‘iu gëzuar
paraqitjes legjendare të "blaugranave",
ndërsa tremijë të tjerë pritën
skuadrën në aeroport. Festa kishte
fi lluar që në "Santiago Bernabeu",
kur në pushim të takimit, në eufori
e sipër për avantazhin 3-1 të ekipit
të zemrës, disa tifozë të Barçës
kishin hequr bluzat. Kjo ishte
fi torja më e thellë që katalanët arrinin
në fushën e rivalëve historikë,
rezultati më i keq i "merengues" në
58 vitet e fundit në "Bernabeu", që
prej humbjes 6-3 me Atletikon e
Madridit në sezonin 1950/51. Festa
në krahinën e Katalunjës ka marrë
përmasa edhe më të mëdha, pasi
ata kanë marrë hak për sukseset e
Realit gjatë dy sezoneve të fundit,
që shkatërruan skuadrën e Rajkard
dhe Ronaldinjos. Gazetat e Barcelonës,
"El Mundo Deportivo" dhe
"Periodico", kishin zgjedhur fjalën
"Historike" si titull të madh. Titulli
i së përditshmes "Sport" ishte disi
më i gjatë: "Goleadë, turpërim e
kampionat"! Në faqet e brendshme
lexohej: "Futbolli ka një Zot:
Barçën" ("Sport"), "Madridi përshëndet
kampionen!" ("El Mundo
Deportivo"), që vazhdonte edhe
me komentin "Mucchio selvaggio"
("Shumë të egër"). "Periodico"
fliste për "kënaqësinë e syve",
duke kujtuar pasimet e skuadrës
së Guardiolës, që nuk lodhej duke
u fshehur topin kundërshtarëve.
Edhe mediat madrilene janë dorëzuar
përpara superfuqisë së Barcelonës.
Titulli i madh i "As" ishte
"Sombrerazo al campione" ("U
heqim kapelën kampionëve").
"Mori fund" lexohej në faqen e
parë te "Marca": "Goleada e pabesueshme
mbyll një cikël të zi".
Gazeta i referohej krizës institucionale
që shkaktoi presidenca e
Kalderon, edhe pse duket se janë
harruar dy titujt radhazi të fi tuar
nga Reali. "Dorëzohemi përpara
asaj që duket qartë", shkruante
"As", "Një leksion prej kampionësh",
përgjigjej "Marca", që kujtonte
tre rastet e mëparshme që
skuadra ka humbur me 6 gola në
fushën e saj (0-6 me Atletik Bilbaon
më 1930/31, 3-6 sërish me Atletik
Bilbaon më 1946/47 dhe 3-6 me
Atletikon e Madridit më 1950/51),
por humbja me Barçën përkufi zohej
si "Turpërimi më i madh në
histori". Në debat është përfshirë
edhe ish-trajneri Bernd Shuster,
që theksoi se "diferenca ndërmjet
Barcelonës dhe Realit është shumë
e madhe". Fitorja e "blaugranave"
bëri bujë edhe mes gazetave politike.
"El Mundo" dhe "Publico"
kanë mendime të kundërta për
thuajse çdo temë, por pas ndeshjes
përdorën të njëjtin titull: "Barça
turpëron Madridin". Sipas "El Pais",
"Barça legjendare shkatërron Realin".
Elozhet më të mëdha i ka marrë
Ksavi, ndërsa në titujt e brendshëm
citohej: "Futbolli ngre dolli për Barçën"
("Pais") e "Shkëlqimi vallëzon
me impotencën" ("Mundo").