Valeria Marini rrëfen:Kam abortuar tre herë
Janë të shumtë ata që flasin për një shtatëzani të mundëshme,por Valeria Marini,ka treguar në librin e saj autobiografik një të vërtetë që shumë pak e dinë.
Tre aborte kanë tronditur jetën e saj,duke lënë gjurmë të thella. Hera e parë ndodhi kur ishte vetëm 14-vjeç,dhe vendosi të ndërpresë shtatëzaninë sepse ishte fryt i një lidhje me një burrë shumë të madh se ajo në moshë.
Hera e dytë dhe e tretë ka ndodhur gjatë historisë me Vittorio Cechi Gori,hera e parë e humbi fëmijën për shkak të një grindje të fortë me partnerin,ndërsa hera e dytë që abortoi me dëshirën e saj,për të plotësuar tekat e Vittorio i cili i tha që të hiqte dorë nga fëmija dhe të bënin pushime së bashku.
Gjithsesi,nuk është një bilancë i lehtë për aktoren Italiane,e cila deri më tani nuk ka asnjë fëmijë.
Valeria afro një muaj më parë u martua me sipërmarrësin Italian Giovanni Cottone,thekson NOA. P.K