E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet çifti Scherzinger-Hamilton

lewis-hamilton-nicole-scherzinger-back-togetherNicole Scherzinger dhe Lewis Hamilton janë ndarë pas pesë vitesh bashkë. Këngëtarja dhe piloti i Formulës 1,të cilët bënë publike lidhjen e tyre në vitin 2007,i kanë dhënë fund asaj për shkak të axhendës së ngjeshur që nuk i lejonte të takoheshin shpesh.

Një burim tha për Daily Mail: Nicole është shumë e trishtuar.

Ish-pjesëtarja e grupit Pussycat Dolls është parë gjithmonë gjatë këtyre viteve duke mbështetur të dashurin e saj në bokset e McLaren (gjatë këtij viti në bokset e Mercedes).

Kjo nuk është ndarja e parë e çiftit. Në janar të vitit 2010, Hamilton dhe Scherzinger u ndanë për tu pajtuar disa muaj më pas. Gjithashtu janë ndarë në fund të vitit 2011 për tu bashkuar sërish në fillim të vitit 2012.   P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›