E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus fitoi Superkupen e Italise

Juventus fiton Superkupën e Italisë, duke bërë të vetin trofeun e parë sezonal.
Kampionët e Italisë mundën në finalen e “Olimpikos” 4-0 Lacion.
Pol Pogba shënoi në pjesën e parë, ndërsa mjaftuan vetëm 5 minuta në të dytën për të mbyllur gjithçka.
Nga minuta e 52-të deri tek ajo e 56-të, Kielini, Lishtajner dhe Tevez do të vulosnin triumfin e Juventusit.
Një rezultat i thellë dhe i papritur, por skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Konte meritoi gjithçka përballë kundërshtarëve që bënë pak.
Pas këtij suksesi bardhezinjtë kanë dhënë një sinjal të rëndësishëm për të gjithë rivalët në prag të sezonit të ri të Serisë A.
Kampionët në fuqi synojnë të fitojnë titullin për herë të tretë radhazi, ndërsa ëndrra është suksesi në Ligën e Kampionëve ku vjet u eleminuan nga Bajerni.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›