Lë shtatzënë të dashurën 13-vjeçare, kapet pas denoncimit të familjarëve minoreni
ELBASAN – Policia e Elbasanit arrestoi dje një 16-vjeçar, pasi akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitura”. Në muajin e tretë të shtatzënisë, simptomat shëndetësore që kishte 13-vjeçarja me inicialet E.P. prej tre javësh, kanë bërë që të lindin dyshime tek gjyshja me të cilën jetonte, pasi prindërit e të miturës ishin emigrantë në Greqi.
Pasi ka parë shenja të dukshme, gjyshja e ka çuar mbesën e saj tek mjeku i përgjithshëm, i cili më pas e ka drejtuar për një vizitë tek mjeku gjinekolog, ku edhe u vërtetua se 13-vjeçarja ishte shtatzënë në muajin e tretë, rreth 10 javëshe shtatzënë. E shqetësuar gjyshja e së miturës, e cila nuk kishte dijeni për një lidhje të mbesës së saj, për shkak edhe të moshës, i është drejtuar policisë.
13-vjeçarja në prani edhe të psikologut është marrë në pyetje dhe ka rrëfyer se kishte një lidhje prej disa muajsh me një djalë 16-vjeçar me inicialet R.T. Më pas efektivët e Policisë së Elbasanit kanë arrestuar minorenin, i cili akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me të mitura. Sipas bluve, mësohet se 16-vjeçari është arrestuar pasi në mënyrë të vazhdueshme ka kryer marrëdhënie seksuale, duke e lënë dhe shtatzënë të miturën E.P., 13 vjeç. Ndërsa është marrë në pyetje nga grupi hetimor, minoreni ka deklaruar të njëjtën gjë si edhe 13-vjeçarja.
Ai ka thënë se prej disa muajsh kishte lidhje me të miturën dhe se gjithçka që është kryer nga ana e tyre përsa i përket intimitetit është bërë me dëshirën e të dyve. Megjithatë 16-vjeçari do të përgjigjet për veprën penale për të cilën akuzohet. Materialet në ngarkim të kësaj çështjeje i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)