Vallja dyshe me leke borxh ne Librazhd
Festivali i valles dyshe ne jubileun e dhjete te tij mund te thuhet se eshte kercyer pa pagese ne qytetin e Librazhdit. Afro nje muaj me pare per dy net me radhe dhjetera grupe artistike do te ngjiteshin gjithe optimizem ne podiumin e ketij qytetit. Festivali i dhjete i ideuar dhe realizuar nga Artisti i Merituar Sadi Halili perfaqesonte te gjitha trevat shqiptare ne Ballkan e me gjere me tere koloritin dhe ritmin e tij folklorik. Per dy net me radhe artistet valltare nga shume rrethe apo treva te vendit Kosoves Maqedonise Malit te Zi e nga diaspora interpretuan vallet autoktone te popullit te sjella me tingellim te ri. Ky vit jubilar priti ne kete qytet 19 grupe te interpretimit te valles dyshe dhe per koincidence organizatoret kishin siguruar 19 donatore nga pushteti qendror ai vendor e mjaft dashamires te ketij evenimenti. Por ndonese festivali e kreu detyren fondet ende nuk jane marre. Nuk me eshte kaluar asnje fond nga institucionet shteterore dhe pushtetet vendore edhe pse arritem ne kontrata te rregullta me ta ka pohuar organizatori i ketij festivali Sadi Halili. Sipas tij shpenzimet e akomodimit jane mbuluar me para qe dashamire i kane dhene ne forme huaje per tu realizuar aktiviteti. Jam ne pritje te ekzekutimit te fondeve te aprovuara perndryshe do te me duhet te jap nga te ardhurat e familjes sime qe te shlyej borxhlinjte ka perfunduar Halili.