Maqedonia nenvlereson Shqiperine me rezerva ne Korce
hqiperia do te luaje te merkuren ne Korce nje ndeshje miqesore perballe Maqedonise. Por fqinjet tane duket se e kane nenvleresuar kete sfide qe ne cdo rast do te duhej te ishte nje perballje mes dy rivalesh te etur per nje fitore ne nje te ashtuquajtur derbi i vogel i Ballkanit. Drejtuesit e kombetares se Maqedonise kane zgjedhur te mos grumbullojne lojtaret me te mire por te marrin disa futbolliste te rinj e te tjere qe nuk kane gjetur hapesirat e nevojshme me pare. Trajneri i perfaqesueses kundershtare Mirsad Jonuzi ka bere te ditur se ndeshja qe do te luhet ne Korce do te shfrytezohet si nje test per disa futbolliste te rinj dhe per ata lojtare qe nuk kane pasur shume hapesira ne skuader. Ndryshe nga Shqiperia qe ka grumbulluar thuajse te gjithe lojtaret me te mire duke perjashtuar Bogdanin i cili ka kerkuar te qendroje pushim ne kete ndeshje. Perzgjedhja ne listen e Maqedonise ndoshta do ta ule disi vleren e nje ndeshjeje te tille e cila nuk mund te kete kurre statusin e thjeshte te nje miqesoreje. Megjithate edhe vete Shqiperia ende nuk e ka te sqaruar se cili do te jete trajneri i saj i pare ne kete sfide. Josip Kuzhe konsiderohet i sheruar plotesisht dhe i disponueshem per tu rikthyer ne stolin kuqezi. Por sikurse kane bere te ditur ditet e fundit mediat kroate ne qarkullim eshte hedhur edhe nje hipoteze Federata shqiptare mundet edhe te vendose te mos e lodhe emocionalisht trajnerin Kuzhe te saporikthyer nga nje hemorragji cerebrale ne tru dhe te vendose qe skuadren ne miqesoren e javes se ardhshme ta drejtoje nga stoli serish ndihmesi i Kuzhese boshnjaku Xhemal Mustedanagic. Nderkohe qe trajneri i pare mund ta ndjeke sfiden nga tribuna vip e stadiumit Skenderbeu. Miqesorja mes Shqiperise dhe Maqedonise do te luhet te merkuren me 17 nentor ne stadiumin e Skenderbeut ne oren 1800.