E Martë, 3 Nëntor 2026

Valutat humbasin terren në këmbim me lekun

TIRANË, 5 maj /ATSH/ Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të hënën leku forcoi pozitat në raport me monedhat e huaja.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan (USD) u zhvlerësua me 0,30 lekë, krahasuar me fundjavën, ndërsa monedha europiane humbi terren me 0,31 lekë.

Dollari amerikan u këmbye me 86,60 lekë, ndërsa euroja u këmbye me 98,20 lekë.

Ndërkohë paundi britanik zbriti me 0,40 lekë duke u kuotuar në vlerën e 115,13 lekëve.

Monedha zvicerane këmbehet me 105,16 lekë, ose 0,1 lekë më pak se në fundjavë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 86.60 -0.30
Euroja EUR 98.20 -0.31
Poundi Britanik GBP 115.13 -0.40
Franga Zvicerane CHF 105.16 -0.11
Jeni Japonez (100) JPY 60.20 +0.17
Dollari Australian AUD 56.19 +0.29
Dollari Kanadez CAD 62.79 -0.11
Korona Suedeze SEK 8.98 -0.02
Korona Norvegjeze NOK 8.35 -0.03
Korona Daneze DKK 13.16 -0.05
SDR SDR 117.26 -0.41
Ari (OZ 1) XAU 285986.97 +2,467.90
Argjendi (OZ 1) XAG 2804.75 -16.46
Juani Kinez (onshore) CNY 11.91 -0.04
Juani Kinez (offshore) CNH 12.03 +0.01
Lira Turke TRY 2.24 -0.01

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›