Për romancën e fiksuar

Një grua e martuar, por jo e lumtur, fiksohet pas historisë së romancës së shekullit midis mbretit Edward VIII dhe gruas amerikane të martuar. Sa më shumë njihet me sakrificat e paimagjinueshme që ata të dy bënë në emër të dashurisë, aq më shumë edhe ajo fiton kurajë për të gjetur lumturinë...
Ky është filmi W.E. një film artistik nga Madonna për Wallis Simpson, një zonjë kjo e modës së vjetër, por që dëshiron të jetë një dukeshë dhe të ndiejë parfumin e luksit duke gjetur dashurinë e saj.
Nostalgjia gjithmonë ka qenë një pjesë e filmave romantikë, por është vështirë të dihet se çka është në trend në këtë fushë. A është një krijim i këtillë kinematik për jetën e femrave dhe nostalgjinë e tyre për jetën e kaluar të femrave, pasi që krijime të këtilla kinematografike janë bërë edhe duke u bazuar nëpër romane të ndryshme.
Në këtë film ka edhe diçka reale pasi që ai ndërlidhet me dy persona që kanë jetuar në realitetit zonjën Simpson (Andrea Riseborough), e cila ka qenë e martuar me Duken e Windsor dhe me gruan njujorkeze të njohur si njëra prej femrave me moderne Wally Winthrop (Abbie Cornish). Tregimi është i thjesht por edhe të bën torturë. Pse? Sepse Wally është një grua e martuar por e palumtur me mjekun William (Richard Coyle), i cili po ashtu ka një fiksim pas Wallis Simpson. Tregimi i Wallyis ndodh jo shumë larg, në vitin 1998 edhe pse kombinimi i këtij filmi me të kaluarën ka të bëj më shumë me një film të zhanrit melodramë.
Sido që të jetë ky është një film që për momentin është duke u pëlqyer shumë në SHBA ndërkaq edhe Madonna është lavdëruar për punën e saj, sidomos për gjetjen e një ngjarje që për cudi nuk është trajtuar shumë nga regjisorët. “W.E” është një film që pa përcjelljen e prindërve mund të shikohet nga personat mbi moshën 17 vjeçe dhe do të shfaqet në DigiGold në javën e tretë të nëntorit.
W.E.
Regjia: Madonna; skenari: Madonna dhe Alek Keshishian; drejtor i fotografisë: Hagen Bogdanski; montazha: Danny B. Tull; muzika: Abel Korzeniowski; dizajner: Martin Childs; kostumet: Arianne Phillips; producentë: Madonna dhe Kris Thykier; distributor: einstein Company. Kohëzgjatja: 1 orë e 58 minuta.
Aktorë: Andrea Riseborough (Wallis Simpson), Abbie Cornish (Wally Winthrop), Richard Coyle (William Winthrop), James D’Arcy (Edward) dhe Oscar Isaac (Evgeni).