E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Basten: Unë te Milani, ndoshta!

Marco Van Basten nuk përjashton asgjë. Trajneri i Heerenveen, i intervistuar nga "Sky Sport24", ka folur rreth mundësive të tij për tu ulur në stolin e Milan, gjë që përflitet prej rreth një viti tashmë. Por ish ylli i kuqezinjëve nuk ka harruar të flasë edhe për situatën aktuale te "Djalli".

"Milan mbetet gjithmonë një emër i madh, por ka patur edhe vështirësi, edhe për arsye ekonomike dhe nuk mund të vazhdohet në hapat e klubeve të pasura si PSG.

Duhet treguar vëmëndje në merkato dhe të rinjtë duhen rritur. Unë kuqezi pas një viti? Jam mirë te Heerenveen. Po rritem si trajner dhe do të ecë përpara për tu përmirësuar. Por në të ardhmen nuk dihet kurrë se çfarë do të ndodhë", është shprehur Marco Van Basten./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›