E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Bomel Bajern duhet te shenosh



Kapiteni Mark van Bomel i beri thirrje Bajernit te Munihut te lere menjane shqetesimet e fillimit te varfer ne Bundeslige kur rekordmenet gjermane te perballen me zviceranet e Bazelit ne Ligen e Kampioneve duke nxitur shoket e ekipit. Ne duhet te shenojme gola - tha holandezi gjate nje konference per shtyp. Bajerni e ka gjetur rrjeten vetem pese here ne gjashte ndeshjet e fundit te tij duke rene ne vendin e nente ne Bundeslige pas humbjes 2-1 ne shtepi me kryesuesin surprize te kampionatit gjerman Mainc 05. Humbja e anesoreve Arjen Roben dhe Frenk Riberi per shkak te demtimit e ka goditur rende skuadren gjermane. Van Bomeli kembenguli Kjo nuk duhet te jete nje justifikim per ne. Ne luajtem ne Torino sezonin e kaluar kunder Juventusit pa Arjenin dhe Frenkun. Ndoshta kjo mund te jete nje pike kthese per ne si ajo e ndeshjes kunder Torinos Bajerni fitoi 4-1. Ceshtja e golave eshte nje problem dhe dicka qe ne te gjithe duhet ta permiresojme. Bajerni kishte nevoje te mundte Juven ne grupin A gjate sezonit te kaluar qe te avanconte dhe fitorja e tyre madheshtore i hapi rruge nje sezoni te suksesshem teksa arriti deri ne finalen e Liges se Kampioneve te humbur ne Madrid ndaj Interit. Lajmi me i mire eshte se trajneri Luis van Gal pranoi nje perteritje te kontrates edhe per nje vit tjeter dhe kjo pritet qe te sjelle nje atmosfere te mire ne kampin gjerman. Eshte nje lajm i mire - tha Van Bomel. Ai ka bere nje pune te madhe dhe natyrisht qe ne jemi te gezuar. Ne e dime se si ai punon dhe ne kemi bere nje progres te shkelqyer me te. Bazeli vjen ne ndeshjen e grupit F pas fitores 4-1 ne ligen zvicerane kunder Zyrihut dhe kampionet e Zvicres nuk kane asnje problem perpara portes kete sezon. Nje humbje 2-1 me Kluzhin ne diten e pare te Liges se Kampioneve deshmuan se ata jane gati ta perballojne kompeticionin. Sulmuesi Aleksander Frei i cili ka shenuar deri tani 10 gola parashikon nje ndeshje te veshtire kunder Bajernit pavaresisht formes se gjermaneve. Bajerni eshte nje nga ekipet me te mira ne bote perkrah Barcelones dhe Realit te Madridit - tha ai. Ata jane shume te mire individualisht dhe gjithashtu kane nje ekip kompakt. Do te jete pa dyshim nje ndeshje e veshtire per ne. Ata ndoshta nuk jane ne formen e tyre me te mire por jane nje skuader plot me lojtare nderkombetare.

Bazeli ekipi i shqiptareve

Te skuadra zvicerane e Bazelit luajne tre lojtare shqiptare nga Kosova. Xherdan Sheqiri Beg Ferati dhe Granit Xhaka.

28 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›