E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shuhet Stephen Gately

Kengetari i grupit Boyzone, Stephen Gately ka vdekur pa pritur ne moshen 33 vjecare. Shkaku i vdekjes mbetet i paqarte por raportohet se kengetari - i cili ishte per pushime ne Majorka me partnerin e tij Andrew Cowles - ka shkuar per te fjetur pas nje mbremje ku kishte konsumuar shume alkool por nuk eshte zgjuar me. Shoket e tij te grupit, Ronan Keating, Keith Duffy, Mikey Graham dhe Shane Lynch ka thene se ata jane shume te "merzitur" me vdekjen e Stephen. Gately ka nderruar jete dje ne oren 1 e 45 pas mesnates, ka thene nje polic spanjoll. Policia eshte duke hulumtuar shkaqet e vdekjes por "ende nuk kane ndonje dije per rrethanat e vdekjes se tij". Ne nje deklarate te ish anetareve te tij grupit thuhet: "Ne jemi shume te deshperuar nga humbja e shokut dhe vellait tone, Stephen. Kemi kaluar shume kohe te mira se bashku dhe kemi dashur qe te kemi prape kohe te tilla. Stephen ishte nje shok i mire si ne pamje ashtu edhe ne shpirt". E merzitura Shan ka thene se "ne kemi nevoje qe te fillojme dhe te punojme per ate qe ai ka bere. Shoket e tij te grupit kane fluturuar per ne Palma, kryeqytetin e ishullit spanjoll. Stephen kishte lene Britanine per te fluturuar per Majorka pasi qe ishte duke shkruar nj liber per femije per te cilen gje kishte shkruar edhe ne profilin e tij ne Twitter. "Ende i zene - shume gjera po ecin. Jam i fokusuar ne perfundimin e librit tim keshtu qe duhet te jemi me te qete", kishte shkruar ai. Lajmi per kete i ishte lene menaxherit te Boyzone, Lois Walsh - i cili kishte dale me te ne nje nate per te argetuar. "Absolutisht ne jemi te merzitur dhe te tmerruar. Jam krejtesisht i shokuar. Isha me te vetem ne nje te hene gjate ndarjes se disa shperblimeve.. Ne nuk dime cfare ka ndodhur me te. Megjithate ai ishte nje njeri i madh".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›