Van Gal: Interimbetet njësoj, divetëm të mbrohet
MILANO- Ka ndryshuar trajner, por jo stil. Për trajnerin e Bajernit të Mynihut Luis Van Gal, Interi mbetet e njëjta skuadër me të cilën bavarezët u përballën në finalen e majit 2010 në Madrid. Holandezi vazhdoi me kritikat e tij për lojën mbrojtëse të zikaltërve, ashtu si në kohën e portugezit Zhoze Murinjo.
“Interi nuk ka ndryshuar shumë, është e njëjta skuadër pak spektakolare dhe shumë e kujdesshme në mbrojtje, - tha Van Gal. – Mjafton të shohësh sesi Interi luan javë pas jave. Edhe me Kaljarin, në pjesën e dytë, u mbyllën mbrapa pa bërë asgjë, ndërkohë që kundërshtari vetëm sulmonte. Duket se trajneri, por edhe klubi kanë vendosur kështu, ndërsa unë dua të ofroj një futboll tërheqës për tifozët. Është më e vështirë sesa të mendosh vetëm për mbrojtjen, por kjo është ideja ime për futbollin”, shtoi holandezi. I pyetur për mungesën e Murinjos në takimin së mërkurës, Van Gal u përgjigj: “Unë mendoj se lojtarët kanë më shumë rëndësi se trajneri”.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)