E Shtunë, 31 Tetor 2026

Montella entuziast

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 18:04

Vincenzo Montella është prezantuar zyrtarisht të martën para mediave, pasi e pranoi rolin e trajnerit të Romës.

Ish futbollisti italian ndihet me fat që iu ofrua ky post, derisa premton se do ta kryejë punën ashtu si di.

“Jam i bindur se ky për mua është një fat i madh. E kam pranuar ofertën me entuziazëm dhe me siguri, nuk do të ndryshoj shumë në aspektin taktik. E kam idenë time të lojës dhe të gjithë duhet t’i pranojnë zgjedhjet”, theksoi Montella, i cili mendon se problemi i Romës është bllokimi psikologjik, i cili duhet të lirohet. Ai është i bindur se do të qëndrojë për një kohë të gjatë në krye të Romës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›