Toure: Do të bëhemi më të fortë se Barça

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 18:40
Yaya Toure është i sigurt. Manchester City mund të bëhet më i fortë se Barcelona, falë investimeve të bëra viteve të fundit në klubin anglez.
“Për momentin nuk mund ta krahasojmë Cityn me Barcelonën, por për disa vite, mund të jemi më të mirë se ata. Natyrisht, Barça ka lojtarë si Messi, Xavi, Iniesta e Dani Alves, por edhe ne jemi duke investuar në lojtarë të mëdhenj, të cilët do ta sjellin Cityn në kreun e futbollit botëror”, tha mesfushori nga Bregu i Fildishtë.