E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Persie nuk largohet

Nga Express më 22 shkurt 2011 në ora 20:22

Robin Van Persie ka vendosur t’i mbetet besnik Arsenalit. Sulmuesi holandez pëlqehet nga kampioni evropian, Inter, por ai është i vendosur që të qëndrojë për një kohë të gjatë tek ‘Topçinjtë’.

“Nuk dëshiroj të shkoj askund. Arsenal për mua është skuadra më e mirë në botë dhe dëshiroj të fitoj këtu trofe, e jo tek ndonjë skuadër tjetër”, deklaroi 27 vjeçari, i cili po shkëlqen këtë sezon me klubin londinez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›