E Shtunë, 31 Tetor 2026

Van Goghu kosovar

Per dramen Van Goghu kosovar te Ilir Muharremit bota reale dhe fiktive perbrenda individit te traumatizuar

Drama Van Goghu Kosovar e autorit Ilir Muharremi eshte e ndare ne tete pamje apo skena. Ne pamjen e pare paraqitet nje ngjarje nga koha e luftes se vitit 1999 ne Kosove. Autori i eshte qasur nje teme shume te ndjeshme ku pasqyrohet jeta apo thene me mire fati i keq jetesor i nje artisti. Nderkaq ne pamjet e tjera apo ne tekstin ne vijim reflektohet gjendja e rende shpirterore e kryepersonazhit Rafaello.

Lufta kishte shkaterruar pothuajse cdo gje por ne tekstin e kesaj drame autori percapet te vere ne pah jeten e nje artisti nga nje qytet i Kosoves i cili ne lulezimin e karrieres se tij artistike sheh tmerret qe asnjehere ne jeten e tij nuk do ti kishte imagjinuar lere me ti perjetonte. Masakrimi i familjes se tij nga paramilitaret serbe dhe shkaterrimi i te gjitha pikturave te tij ia rrenojne teresisht jeten Rafellos qe per pasoje kalon ne cmenduri. Andaj ne tri pamjet e tjera te drames Van Goghu kosovar jane dhene dialoget e Rafaellos me persona fiktive.

Autori ka arritur qe permes nje stili bisedor te shperfaqe boten e brendshme te nje te cmenduri. Shfaqjen e personave fiktive apo imagjinare te cilet i perhihen Rafaellos si Muslimi dhe Leonardo por edhe personat e vdekur si nena e motra e tij autori i paraqet si halucinacione - nje gjendje psikike jo reale.

Van Goghu kosovar eshte nje drame me nje tematike mjaft karakteristike. Ajo shquhet per nje trajtese qe ne shikim te pare duket e thjeshte. Mirepo kompleksiteti i saj sa vjen e shtohet ne skenat apo pamjet pergjate tekstit letrar. Drama ka nje strukture te shkeputur semantike kjo mbase per shkak te kryepersonazhit te saj ku dhe vete gjendja shpirterore e tij eshte e tille. Ndaj mund te thuhet se ndertimit te tekstit i jepet qellimisht kahja e tille si konsekuence e ndryshimeve perbrenda personazhit kryesor. Mirepo nje shkeputje e tille nuk verehet fare per shkak te nderthurjes subtile te personazheve.

Autori i drames Ilir Muharremi mbase ben nje perqasje te Rafaellos me piktorin e famshem holandez Van Gogh. Madje edhe vete titulli i drames le te kuptohet per simbole te tilla. Ndonese jo rastesisht edhe vete emri Rafaello si shembellim i artistit glamuroz italian aludon ne ate se autori deshiron te reflektoje vlerat universale perbrenda nje bote te vogel. Drama Van Goghu kosovar pleks boten reale dhe fiktive perbrenda individit. Autori deri ne nje mase ka arritur te trajtoje nje bote sa specifike aq edhe te veshtire megjithese tragjikja e pesuar ka mundur te ekzagjerohet me teper ne momentet kulminante kur kryepersonazhi kalon ne gjendjen kritike psikike.

Javen qe shkoi me 8 tetor pa zhurme u kujtua nje ngjarje historike ne Tirane ne nje koncert qe aplikohet per here te pare duo pianistike Per nje piano me kater duar quhet. Thuhet historike sepse me 8 tetor 1932 per here te pare ne Tirane u dha nje koncert nga nje grup profesionistesh kengetare lirike. E bija e Jorgjie Trujes qe merret me keto organizime Takuina njeh vitet lsquo30 si kontribut te nje grupi muzikantesh per themelimin e shkolles se muzikes ne Shqiperi dhe jo cfare ka propaganduar komunikimi deri ne renie me krijimin e Liceut me lsquo51

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›