E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaosi ne Tirane Rama Faji i qytetareve

Kreu i Bashkise se Tiranes ne nje takim ne Universitetin Politeknik ka fajesuar qytetaret e Tiranes per situaten e renduar ne trafikun e kryeqytetit duke shfajesuar vetveten per bllokimin me punime ne menyre abuzive te disa akseve kryesore.

Eumlshte nje problem qe ka te beje me nje ndergjegje te caktuar shoqerore dhe me nje nivel te caktuar qytetarie. Nuk eshte as numri i rrugeve as numri i mjeteve. Tirana nuk do te kishte probleme me trafikun nese qytetaret tane do te silleshin sikur jane ne Evrope - eshte shprehur Rama duke i vene nen akuze qytetaret e Tiranes se shfaqin mungese qytetarie. Rama tha se si shkaqe kryesore te trafikut specialistet vleresojne parkimin e gabuar mosrespektimin e sinjalistikes mungesen e nje kontrolli te forte te drejtuesve te automjeteve ne rruge si dhe informaliteti i furgoneve dhe taksive. Nga ana tjeter kryebashkiaku ka theksuar se nuk ka ne ndermend te zgjeroje rruget e kryeqytetit apo ti permiresoje ato pasi sipas tij Tirana deri ne vitin 2017 i ka te mjaftueshme rruget ekzistuese llogaritur per numrin e automjeteve qe ekzistojne. Rama ka thene se kane qene ekspertet austriake qe keshillojne Bashkine e Tiranes per rruget qe kane vertetuar se shkaku kryesor eshte mosrespektimi i Kodit Rrugor nga drejtuesit e automjeteve por dhe i kembesoreve. Kryetari i bashkise ne kete takim me drejtues te Universitetit Politeknik dhe nje sere perfaqesuesish te shoqatave mjedisore eshte shprehur se duhet nisur puna qe ne klasen e pare per ndergjegjesimin qytetar per respektimin e normave ne vendin e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›