Per nje piano me kater duar

Javen qe shkoi me 8 tetor pa zhurme u kujtua nje ngjarje historike ne Tirane ne nje koncert qe aplikohet per here te pare duo pianistike Per nje piano me kater duar quhet. Thuhet historike sepse me 8 tetor 1932 per here te pare ne Tirane u dha nje koncert nga nje grup profesionistesh kengetare lirike. Ai koncert nuk ka date ne kalendar por e bija e kengetares lirike Jorgjie Truja Takuina kete vit e ka propozuar te jete viti i Lola Gjokes ne kuader te 100-vjetorit te lindjes pianistes qe inicioi koncertin e pare klasik ne Shqiperi. Ne kete vit shoqata EPTA Albania e themeluar nga mesuesit e pianos ne Shqiperi qe aderon ne EPTA Evropiane ka organizuar disa koncerte ne kujtim te Lola Gjokes si dedikim per krijimin e berthames se pare se shkolles pianistike. Takuina njeh vitet 30 si kontribut te nje grupi muzikantesh per themelimin e shkolles se muzikes ne Shqiperi dhe jo cfare ka propaganduar komunizmi deri ne renie me krijimin e Liceut me lsquo51.
Duke iu rikthyer jo thjesht nje gjesti adhurimi per pianisten Lola Gjoka Takuina tregon per koncertin e 8 tetorit si te vitit lsquo32 ashtu dhe te 2010-s. Kjo e fundit ka nje rendesi mjafte te madhe sepse per here te pare aplikohet nje gjini qe njihet mjaft ne bote duo pianistike Per nje piano me kater duar. Ajo ne te vertete ka shume mundesi te zhvillimit didaktik te femijet sepse duke luajtur te dy pianistet ndajne bashke emocionet mendimet muzikale dhe ndihmojne te ndiejne shume ritmin dhe tingullin e perbashket per te ngritur raporte te drejta. Me kete rast i jep nje mundesi shume te madhe zhvillimit. Tek ne eshte kultivuar pak - thote Takuina ndersa shton se do ta permbylle 100-vjetorin me kete nisme duke nisur ne dhjetor per here te pare si tradite kete lloj koncerti.
Ne kuadrin e 100-vjetorit te lindjes se Lola Gjokes ku pati kremtime gjate gjithe vitit nje nga aktivitetet e fundit eshte dhe koncerti duo pianistike. Cfare perben ky koncert
Ky koncert ben pjese ne nje projekt qe ka filluar ne maj qershor me disa aktivitete me festivalin Pianisti i ri ku zakonisht marrin pjese mbi 100 veta dhe cmimi kryesor i perzgjedhur ne dy faza ku pianisti me i mire merr cmimin Lola Gjoka.
Kjo lidhet jo vetem per faktin se Lola Gjoka eshte pianistja e pare me te cilen ka zene fill edukimi profesional i gjithe disiplines se pianos por edhe per faktin se per shoqaten tone te mesuesve pianiste te Shqiperise - qe aderon ne shoqaten EPTA Europian Piano Teacher Asossiation me qender ne Londer - Lola eshte Presidente Nderi. Ne kete shoqate ka aderuar shoqata jone EPTA Albania dhe merr pjese rregullisht ne aktivitetet vjetore ku behet nje shkembim i pergjithshem i aktiviteteve pergjate nje viti. Pra qellimi kryesor i EPTA-s eshte te nderthure arritjet e reja per talentet tona dhe mesuesit tane qe arti pianistik te ece ne nivelin e pergjithshem evropian.
Ne kemi 15 vjet qe marrim pjese ne keto kongrese dhe ftojme te huaj. Pikerisht ne juri e konkurseve apo festivaleve qe organizojme ftojme gjithmone nje te huaj me qellim qe te vleresohemi se jashtmi ne nje standard bashkekohor te mos mbyllemi ne guasken tone. Pra nxenesi dhe mesuesi punojne brenda nje klase dhe shpeshhere mesuesi dashurohet kaq shume me nxenesin dhe anasjelltas saqe e humbin ndjenjen e krahasimit dhe kesaj i sherben kjo veprimtari e ndersjelle me boten.
E panjohur ne Shqiperi tradita e koncertit me duo pianistike Per nje piano me kater duo cfare perfshin koncerti Cdomethenie ka per pianistin
Ishte takimi i kater kombetar i pianisteve te rinj per kulture qe u be ne dy data dhe koncerti i 8 tetorit ishte e treta. Ishte i ftuar per koncertin pianisti e kompozitori belg Pol Peters. Eumlshte nje duo pianistike e cila behet per here te pare ne vendin tone. Ne kete pike do desha te ndalesha sepse duo pianistike hyn ne muziken e dhomes ne te vertete. Por kjo eshte nje gjini shume e aplikuar ne bote tek ne me pak. Dhe nuk e di nuk ka pasur nje nxitje per ta aplikuar kete gje. Ajo ne te vertete ka shume mundesi te zhvillimit didaktik te femijet sepse duke luajtur te dy pianistet ndajne bashke emocionet mendimet muzikale dhe ndihmojne te ndiejne shume ritmin dhe tingullin e perbashket per te ngritur raporte te drejta. Me kete rast i jep nje mundesi shume te madhe zhvillimit. Tek ne eshte kultivuar pak. Para disa vitesh kam bere disa koncerte sepse aplikohej ne dy forma. Vete fjala me kater duar por dhe pianiste me dy piano te ndryshme keshtu kemi shembuj kur pianistja jone e talentuar Anita Tartari luante me pianisten Keti Qosja. Ndonese secila si soliste kane bere karriere te vecante ato kane pasur nje seri koncertesh qe nuk i ka penguar aspak me duo piano per disa vite bashke. Dhe tani vazhdojne por eshte shume e paket. Duke dashur te inkurajojme kete mundesi organizojme qofte konkurset por dhe kete koncert me vete.
Rreth 16 vite me EPTA-n Evropiane a ka pasur shkembime apo thithje nga kjo perkrahje per te talentuarit
Pa dyshim qe ka pasur. Per shembull mund tju them te konkursi Pianisti i ri ne edicionin e 15-te mund tju them se gjate zhvillimit te tij ka pasur masterclass apo pjesemarrje ne konkurse nderkombetare pervec te ftuarve ku disa talente tonat me te mira jane thithur. Po kujtoj ketu fillimisht Marin Gjollmanin pikerisht ky iku ne saj te nje masterclass dhe nje cmimi qe mori ketu ku edhe u pelqye nga nje pedagog gjerman dhe u terhoq qe te vazhdonte studimet atje. Dorina Komani po ashtu u terhoq nga nje artist norvegjez dhe tani po ben studimet ne Oslo. Me perpara Dorines ishte Mariola Lishi ishte nje anetar i jurise holandez i cili e terhoqi Mariolen ne Holande.
Po me Akademine e Arteve ketu a ka alternativa per keto prurje talentesh
Ne kemi organizuar aktivitete me Akademine e Arteve te tilla si Cesk Zadeja apo Tonin Harapi perfshire me nje moshe te madhe.
Le te kthehemi tek koncerti qe mban daten 8 tetor kujtojme e njejte me koncertin e pare te 32-shit grupi i famshem lirik nga Korca vjen ne Tirane ne te paren shfaqje. A eshte ky koncert nje lidhje historike me kete date meqe dhe emrat e fituesve lidhen me Lola Gjoken apo Jorgjie Trujen
Ketu kishte nje paralelizem jo te vogel sepse pikerisht ne 8 tetor te 1932-shit Lola Gjoka me nje grup artistesh ka hapur siparin e muzikes profesionale ne Shqiperi pra ne nje koncert qe u quajt madheshtor fillimisht me 14 shtator ne Korce dhe me 8 tetor ne Tirane ku ajo shoqerohej nga nje grup artistesh. Keta artiste qe ishin dy kengetare lirike dhe nje violinist jo vetem qe zhvilluan nje koncert ku Lola i shoqeroi te gjithe por ajo luajti disa pjese. Per tiu permbajtur vecanerisht koncertit te 8 tetorit pjeset ishin Adams Sikur te isha mbret uverture Franc List Rapsodia hungareze nr. 2 shume e njohur per te gjithe dhe parafraza e List me teme te Rigoletos e Verdit qe eshte nje veper e veshtire. Mjafton te themi keto dhe nje profesionist e kupton cfare peshe ka mbajtur ajo ne kete koncert qe ishte vertet shume i rendesishem. Ndersa nje vit me vone ne tetor te lsquo33-shit Lola Gjoka ne koncertin qe dha ne kryeqytet ne ditelindjen e Mbretit me shoqerim te Kristaq Antoniut bariton jep nje repertor qe na le pa mend pervec shoqerimit ajo luan uverture nga Berberi i Seviljes i Rasinit Rahmaninov prelud nr. 2 ne pjesen e dyte Verdin parafrazen e Rigoletos dhe Shopenn Grand vals brilant nr. 1 dhe ne pjesen e trete Rubinshtein dhe nga List Rapsodi hungareze nr. 12. Eumlshte nje repertor qe mund te qendronte shume mire edhe si nje recital i plote dhe baritoni yne shume i njohur dhe nje nga ata qe ka krijuar artin tone profesional sepse me pas erdhen artistet tona te mirenjohura me lsquo34-n Tefta Tashko me pas Marie Kraja Mihal Ciko Kristaq Koco u bene berthama nga e cila u zhvillua me tej edhe me aktivitetet e mepasme sepse Lola hyn ne shkollen Naim Frasheri fillimisht pastaj Nena Mbretereshe. Ajo inicion mesimet e pianos dhe nxenesit e asaj shkolle kane koncertuar me pjese te medha apo te vogla deri ne vals te Shopenit ne koncertet e fundvitit. Krahas asaj qe eshte pak paradoksale ajo u mesonte atyre edhe baletin. Jane te ekspozuara fotografite qe Lola ka vene balet ne skene. Me pas ne koncertet e vitit lsquo37 apo lsquo38 qe ka dhene Lola ne Itali ajo shoqeron dhe mban e vetme ne piano grupin e plote te kengetareve lirike.
Ju jeni mesuese e pianos dhe shihen qarte gjurmet qe po ndiqni si adhuruese e pianistes Lola Gjoka nuk ndodh shpesh kjo gje ketu...
Problemi eshte ketu sepse gjithmone eshte folur se Liceu Artistik Shkolla e Pianos eshte krijuar ne vitin 1945 me krijimin e Liceut Artistik me demagogjine e pergjithshme qe cdo gje e krijoi Partia e Punes dhe keto talente jane harruar. Po te permendim vitet e kaluara per te kujtuar se me cfare pasioni force krijuan keta njerez ne nuk do te dime se ku do te shkojme me pas. Shkollat kane qene profesionale por keto ishin filizat dhe berthamat qe dhane bazen dhe u bene mbeshtetesit kryesore sepse ne Liceun Artistik keta do beheshin pedagoge. Pra ishte lokomotiva qe zuri fill gjithe zhvillimin e artit.
Ne kete aspekt e bera te ditur kete fakt qe ishte emocionues. Dhe ne te vertete duo pianistike e ketij koncerti eshte preludi i nje aktiviteti qe ne do te bejme ne rang kombetar ne dhjetor. Ne nuk mjaftohemi me ate qe ndonese kishim te ftuar nga Shkodra dhe Durresi mendojme qe te gjithe mesuesit dhe shkollat te angazhohen ne kete gjini qe eshte aq e rendesishme ne zhvillimin e talenteve tona dhe do bejme takimin e pare kombetar qe do te ekzistoje gjithmone. Takimi pianistik nje program shume serioz si arritje vjetore. Kjo duo pianistike eshte inicim i nje aktiviteti te ri qe na vjen shume mire duke e nisur ne 100-vjetorin e pianistes Lola Gjoka.
Ne maj ishte koncerti mbarekombetar i brezave ku gjithe edicioni i gjashte qe mban emrin Jorgjie Truja iu dedikua Lola Gjokes. Pra kjo domosdoshmeri juaja per kujtese eshte nevoje si vjen perkushtimi ose si duhet njohur e shkuara
Nuk eshte se kam pasion per Lola Gjoken e vleresoj ne menyre te jashtezakonshme Por pasioni ne gatishmerine e saj per tiu pergjigjur cdo gjeje sic ju e dini aranxhimin qe ajo ka bere duke nxjerre 32 kenge popullore. Kjo ishte eksperienca e tere jetes se saj ndersa ka punuar dhe si pedagoge zeri per tiu pergjigjur nevojave tona sepse ajo ishte koncert-maester ne Teatrin e Operas. Por Lola ka arritur te kontribuoje dhe si asistent regjisore. E them kete per faktin se cfare ishte e nevojshme keta njerez te asaj periudhe pra te viteve lsquo30 ishin te gatshem te kontribuonin qe sot ne nuk e gjejme tek rinia jone. Nese ne njohim mire se cilet kane qene te paret tane dhe cfare kane bere them se do mund te integrohemi me mire me artin. Ndoshta kjo eshte me e domosdoshme ndaj ne maj u be koncerti mbarekombetar qe mban emrin Jorgjie Truja duke iu dedikuar Lola Gjokes ku u dha nje cmim special per Lola Gjoken dhe e ftuar ishte e bija doli vertet gje shume e bukur. E fitoi Enekeleda Komani maturante e shkolles artistike Jordan Misja.
Ne kete fryme si e shikoni kontingjentin e ri te muzikes duke pare tek ju gati te njejtat perpjekje per te kontribuar
Kontingjeti i ri nuk e ka te lehte sepse me gjithe keto mundesi qe u ofrohen te themi mundesite e kompjuterit televizorit nje koncept pak me i lire u ka krijuar nje personalitet qe ne njefare mase mendoj se i ka demtuar pak sepse te gjithe ne prinderve duke qene se na ka munguar ajo liri qe nuk e kishim ua kemi dhene ketyre me shumice. Dhe i shoh mjaft te shperndare dhe te veshtire per tu fokusuar. Pikerisht ky aktivizim i sherben qe te njohin vlerat e ketyre veprave dhe kenaqesine qe i jep te berit muzike te riprodhuarit muzike te servirurit muzike karshi te tjereve duke njohur dhe traditen dhe historikun e shkolles pianistike shqiptare.