E Martë, 3 Nëntor 2026

Van Horn takon Kryepeshkopin Joan: Komunitetet fetare, rol jetik në harmoninë ndërfetare në Shqipëri

TIRANË, 2 prill /ATSH/ E Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Nancy VanHorn u takua sot me Kryepeshkopin e sapo fronëzuar të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi.

Në këtë takim Van Horn i përcolli Kryepeshkopit Joan urimet për rolin e ri si udhëheqës i Komunitetit Ortodoks të Shqipërisë.

Ata diskutuan mbi rolin jetik të komuniteteve fetare dhe rëndësinë e vazhdimit të historisë së pasur të harmonisë ndërfetare në Shqipëri, njoftoi sot ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

1 nga 3

/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›