Van Persi, gjashte jave larg fushes
Sulmuesi Van Persi, u demtua gjate miqesores se fundit Itali-Holande dhe parashikohet qe te qendroje rreth gjashte muaj, larg fushave te blerta. Lojtari ka pasuar nje demtim te ligamenteve dhe per nje moment u krijua pershtypja se mund te rrezikonte sezonin. Klubi i Arsenalit konfirmoi kohen qe do t'i duhet lojtarit per rikuperimin e nevojshem. Van Persi eshte rikthyer ne klubin e tij, duke lene ndeshjen e dyte te Holandes me Paraguajin, teksa do te filloje fazen riaftesuese. Arsenali konfirmoi kohen qe do t'i duhet lojtarit, per te qendruar jashte fushes dhe trajneri Arsen Venger ne mungese te Ban Persit do te aktivizoje Eduardon. Megjithate, Van Persi ishte nder lojtaret me ne forme ne radhet e topcinjve, madje me golat e shumte ai renditej edhe mes golashenuesve me te mire te Premier Liges.