E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo kthehet ne fushe, i gatshem ndaj Barcelones

Kristiano Ronaldo shpreson se do te rikthehet ne stervitje kete jave dhe do te jete gati per ekipin e Realit te Madridit ne fund te muajit, kur do te luhet ndeshja e madhe dhe me e rendesishmja e sezonit, me Barcelonen. Ylli portugez i futbollit i ka munguar 'Merengesve" ne nente ndeshjet e fundit, per shkak te nje demtimi. Ai nuk eshte aktivizuar as me Portugaline, ne ndeshjen "play-off", ndaj Bosnje Hercegovines. Por Ronaldo me ne fund sheh "drite ne fund te tunelit" dhe premton rikthimin e shpejte ne fushe. "Do te shohim se cfare do te ndodhe, por nga mesi i javes tjeter shpresoj qe te rikthehem ne fushim, per t'iu bashkuar shokeve te skuadres", - theksoi Ronaldo. "Kete jave do te bej testin e fundit per te percaktuar detajet e rikthimit ne fushen", - perfundon lojtari me i shtrenjte per momentin. Reali pagoi deri ne 100 milione euro dhe shpreson qe te kete ish-lojtarin e Mancester Junajtid, ne ndeshjen me te rendesishme te kampionatit spanjoll, ne klasiken e njohur Real -Barcelona.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›