E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas lamtumires se Enke, Gjermania kthehet ne stervitje

Ekipi kombetar i Gjermanise nen drejtimin e trajnerit Hoakin Lev, ka nisur stervitje pas anulimit te programit, per shkak te vdekjes se portierit te Hanover '96, Robert Enke. Menaxheri i kombetares se Gjermanise, Oliver Bierhof theksoi se: "Jane marre vendime te duhura dhe te kujdesshme ne ditet e fundit". Trajneri Lev shtoi: "Une mendoj se ekipi ka percjelle ndjenjat e duhura per ngjarjen. Ishin te nevojshme keto dite zie, ne menyre qe te koncentrohemi ne gjera te tjera, per te verifikuar me mire vlerat njerezore. Robert Enke nuk ishte vetem nje portier jashtezakonisht i mire, por edhe nje njeri i jashtezakonshem". Lev foli gjithashtu edhe me Atin Dirk Enke, per vetevrasjen e portierit te kombetares se Gjermanise dhe per biseden theksoi: "Ai me tha disa gjera, me te cilat isha i painformuar ne ditet e para. Tashme jam njohur me mire me situaten. Por nuk duhet te bejme tani asnje akuze". Gjermania do te zhvilloje nje ndeshje miqesore, te shtunen ndaj Bregut te Fildishte. Nje vend ne stolin e rezervave do te lihet bosh, ku do te vendoset portieri i Enke. Ekipi i Gjermanise do te luaje me nje shirit te zi, do te kete nje minute heshtje dhe ne ekran, do te shfaqen pamje nga jeta e Enkes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›