Lipi: Italia kompletohet kur te bindem plotesisht
Italia synon qe te mbroje trofeun e Kupes se Botes, qe fitoi kater vite me pare nen drejtimin e te njejtit trajner Marcelo Lipit. Lipi ka planifikuar qe te perfshije rreth 23 lojtare ne finalet e botorit afrikan dhe pranon se do ta kete te veshtire, qe te percaktoje se numri duhet te ishte me i madh, pasi jane shume pretendente per te veshur fanellen e Italise. "Kam rreth 16 ose 17 lojtare te sigurt per turneun e Kupes se Botes", - theksoi trajneri i te Kalterve. "Vendet e tjera do te plotesohen, ne varesi te paraqitjes se secilit lojtar ne radhet e klubeve ku ata bejne pjese", - thekson trajneri italian. Sulmuesi i Vilarealit, Xhuzepe Rosi dhe lojtari i Interit, David Santon, jane nder lojtaret qe nuk e kane te sigurt pjesemarrjen ne boteror, por ne varesi te ecurise se metejshme ata mund te perfshihen ne planet e Lipit. Ne te njejten kohe, Lipi do te vazhdoje qe te monitoroje progresin e disa prej lojtareve te rinj dhe kjo, do te varet nga mundesite qe do te kene paraqitjet e secilit prej tyre, ne klubet respektive. "Rosi ka kaluar nje periudhe te veshtire me Vilarealin", - theksoi Lipi. "Santon nuk po luan per momentin. Shpresoj qe te rikthehet, gjithmone ne respekt te nevojave te Interit, por mendoj se duhet te kete me shume hapesire per te ne fushe", - shpjegon trajneri i Italise, Marcelo Lipi.