Van Persi rinovon kontratën me Arsenalin?
Lajmi bëhet i ditur nga “The Indipendent” ku raportohet se futbollisti holandez do të mbetet në Londër deri në vitin 2014. Van Persi, sipas kontratës së re do të përfitojë 93.5 mijë euro në javë tek Arsenali.
Drejtuesit e klubit londinez reaguan menjëherë pas spekulimeve për largimin e super yllit të tyre, i cili ishte i pakënaqur nga ambiciet e skuadrës. Megjithatë, deri tani Arsenali nuk ka dalë akoma me një deklaratë zyrtare për rinovimin e kontratës.