Ibrahimoviç, pritet oferta e Mançester Junaited
Suedezi ka qenë i lëkundur gjatë gjithë kësaj periudhe për të ardhmen e tij, megjithëse drejtuesit e Interit deklarojnë se ai nuk do të largohet. Reali, skuadër e lakmuar nga Ibrahimoviç, ka afruar një sërë yjesh dhe vështirë se do të tentojë për të marrë edhe suedezin.
Ndërkohë, Mançesteri Siti ka objektiv të parë Karlos Tevezin dhe Samuel Etonë, ndërsa Barcelona kërkon me ngulm spanjollin David Vila. Junaited mbetet ekipi i vetëm në Evropë që mund të bëjë një ofertë për Ibrahimoviçin.
Gazeta “Corriere dello Sport” raporton se trajneri Ser Aleks Ferguson po e ndjek nga afër sulmuesin e Interit që pas dështimit për të marrë shërbimet e Karim Benzemasë nga Lioni.