E Shtunë, 31 Tetor 2026

Murinjo kërkon një Inter me elementë të rinj

Drejtuesit e kampionëve deri tani kanë arritur të afrojnë futbollistët Diego Milito dhe Tiago Mota. Murinjo është përgatitur për fazën e dytë të blerjeve, në mënyrë që skuadra të duket sa më e freskët.

“Interi ka njerëz të mrekullueshëm, dhe në aspektin human ky është ekipi të cilin unë dëshiroj. Por, mund të them se nuk do të ketë rritje nëse nuk ka ripërtëritje”, sqaron Murinjo.

“Ekipet që unë kam drejtuar gjithmonë kanë qenë në fillimin e ciklit. Ndërkohë, është shumë e vështirë të drejtosh ekipe që e kanë mesataren e moshës 32 vjeçare, dhe kjo është arsyeja pse unë dua lojtarë të rinj”, përfundon trajneri i Interit, Hoze Murinjo.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›