Ronaldo: Dua të hyj në historinë e Realit
Futbollisti më i mirë i planetit për vitin 2008 pritet të prezantohet të hënën zyrtarisht në radhët e madrilenëve. Portugezi ka arritur të fitojë gjithçka me Mançester Junaited, dhe një gjë të tillë kërkon të përsërisë edhe me klubin më të madh të Evropës.
“Qëllimi im është të bëhem lojtari më i mirë, ose njëri nga më të mirët e Realit. Në momentin që u arrit marrëveshja u lehtësova, dhe tani mund të them se është realizuar ëndrra ime”, deklaron Kristiano Ronaldo për prestigjiozen “Marca”.
“Florentino Perez ka bërë revolucion në botën e futbollit. Unë do të dëshmoj se vlej aq sa më ka paguar. Dita e hënë do të jetë dita më e madhe në jetën time”, thekson Ronaldo.