Van Persie kthehet në fund të prillit
Menaxheri i Arsenalit, Arsene ëenger, ka njoftuar se Robin van Persie mund të kthehet nga fundi i muajit prill, nëse rikuperimi shkon në mënyrë të duhur.
Van Persie u dëmtua duke luajtur me përfaqësuesen e Holandës, ndërsa Wenger thotë se rikuperimi lojtarit po shkon mirë dhe pritet që të kthehet më parë saqë është menduar.
"Nëse më pyesni nëse Van Persie do të kthehet në fillim të prillit, do t'u them kategorikisht jo. Ai ende nuk ka filluar me një fitnes të vërtetë. Kur do të fillojë me këtë, do t'i nevojiten rreth gjashtë javë që të rikuperohet plotësisht", ka thënë trajneri.