Van Persie vazhdon me Arsenalin

Robin van Persie mund ta vazhdojë eksperiencën me Arsenalin. Sipas mediave britanike, klubi londinez e ka bërë gati një super ofertë për sulmuesin holandez, për ta bindur atë që të qëndrojë në Emirates Stadium.
Përfaqësuesi holandez ka kontratë deri në qershor të vitit 2013, ndërsa menaxheri Arsene Wenger e ka bërë gati kontratën e re, nga e cila pritet t’i përfitojë 150 mijë funte në javë. Për Van Persie, interesim kanë shfaqur Real Madridi dhe Milani.