E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristiq kërcënon EULEX-in

I ashtuquajturi kryetari i komunës së Zubin Potokut, Sllavisha Ristiq ka deklaruar se mes përfaqësuesve të serbëve dhe EULEX-it nuk ka marrëveshje zyrtare për lirinë e qarkullimit, “meqë ai mision me bartjen e doganierëve të Kosovës dhe policive në kalimet në Bërnjak dhe Jarinje është vënë në anën e Prishtinës”.

Duke reaguar në deklaratën e djeshme të zëdhënësit të misionit të BE,që tha se EULEX -i ende nuk ka lirinë e plot të qarkullimit në veri të Kosovës dhe “barrikadat janë problem”. Risitiq tha se ekziston marrëveshja me KFOR-in që në konvoin e tyre të gjinden veturat e EULEX-it që bartin personelin në ndërrimet në kalimet në Bërnjak dhe Jarinjë.

”Liria e qarkullimit është e drejtë universale nuk është kontestuese, por veprimi i EULEX-it në insistim të institucioneve të Kosovës, përkundër vlerësimeve se janë neutral sa i përket statusit”, tha Ristiq, transmeton sot agjencia serbe e lajmeve, Beta.

Lideri serb ka urdhëron “EULEX-in që të mos tërheq veprime të njëanshme deri sa të mos gjinden zgjidhjet”.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›